Loading...

Alketa Vejsiu: Jam shumë e lumtur që kam lindur grua

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, pas mbylljes së spektaklit, “LoveStory” ka preferuar të bëjë disa ditë pushimi në vendet elargëta ku është mot i përshtatshëm për plazh. Sot në ditën e Nënës, prej andej ajo u ka dedikuar grave disa radhë, si frymëzim për ta.

“Jam shumë e lumtur që kam lindur Grua! Libri i preferuar i adoleshencës time ka qenë “Sikur të isha djalë”, por ai më pëlqente sepse besoja dhe besoj tek dashuritë e mëdha dhe romancat e vërteta, por kurrë se kam artikuluar atë titull sepse nuk mendoj që duhet të jesh djalë për të arritur gjëra”, thotë Alketa, duke iu drejtuar vajzave të investojnë në dije.

Postimi i plotë i Alketa Vejsiut:

Kjo eshte dita e vajzave jo vec dita e nenave te mrekullueshme qe meritojne respekt dhe adhurim te perhershem; mirnjohje qe na kane mbajtur me dashuri e mundim ne trupin e tyre, qe mes dhimbjes se ardhjes ne jete e mëkimit me qumesht, na shoqerojne ne te gjitha gezimet dhe dhimbjet e jetes duke na mbajtur dore per dore si femije edhe kur rritemi e behemi nena vete. Sepse per nenat do te mbetemi perhere femije!

Jam shume e lumtur qe kam lindur Grua! Libri i preferuar i adoleshences time ka qene “Sikur te isha djale”, por ai me pelqente sepse besoja dhe besoj tek dashurite e medha dhe romancat e verteta, por kurre se kam artikuluar ate titull sepse nuk mendoj qe duhet te jesh djale per te arritur gjera.

Madje mendoj qe ne shume dimensione te lidershipit vlen shprehja “Thuaji nje burri c’duhet te thote dhe do ta thote, jepi nje gruaje nje pune qe duhet ta kryeje dhe ajo do ta beje”!

Per cdo vajze qe me ndjek dhuroj nje 🌹 sot dhe e falenderoj qe me mbeshtetjen e saj me ka ndihmuar te besoj qe mund t’ja dal. Kam njohur vajza te jashtezakonshme ne jeten time, heroina te jetes se cdo dite ( e para eshte Mami im), te cilat kane formezuar ate qe jam une sot! Faleminderit.

Do te jem mbeshtetje per cdo vajze ne perpjekje per tja dale ku mund te kem rol qofte edhe modest, dhe do te duartrokas fort me admirim cdo vajze qe ja ka dale!

Mposhteni xhelozine qe mund tju linde ne zemer kur shihni nje vajze te realizuar. Zgjidhni ta admironi dhe mos harroni qe ne jete do ekzsitoje gjithmone dikush qe ka me shume apo me pak se ty!

Mos harroni ate qe thoshte Estée Lauder; “Fytyra me e bukur ne bote?Ështe e jotja!”.

Nga pervoja mund tju them ; Dija eshte force! Investohuni per te qene sot me te ditura se dje, e neser me te ditura se sot. Investohuni ne nje edukim te mire, mos enderroni te blini nje çante Chanel si blogeret e instagramit por te beni nje trajnim qe mund tju beje neser Menaxhere tek Chanel😘

Cdo gje qe pasuron dijen sdo te dale kurre nga moda por keto gjera instagrami dhe herionat e tij do tjua mesojne gjithmone e me pak.

Luftoni qe te jeni te pavarura. 10 cent te fituara vete vlejne me shume se nje monedhe e gjetur. Dhe Dream Big! Gjithmone!

Ju perqafoj❤/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com