Aktori i famshëm Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria, u shtuan me një vajzë dy javë më parë të quajtur Lucija, vetëm pesë muaj pasi Hilaria solli në jetë një djalë, Edward-in, gjë që i çuditi mjaft fansat e tyre.
Pasi njoftuan se kishin mirëpritur një foshnjë tjetër në 5 muajt e fundit, fansat kërkuan një shpjegim, shkruan “Daily Mail”.
“Si janë dy fëmijë në 5 muaj?!”, “Dy lindje nga shtatori deri më tani? Po ju njerëz? Na shpjegoni se çfarë po ndodh ”,“ Jam në shok”,- janë vetëm disa nga komentet e shumta. Aktori u ofendua shumë nga pyetjet e shumta dhe së fundmi ua sqaroi dyshimet fansave.
Çifti i famshëm morën vajzën e tyre, Lucija, me ndihmën e një nëne zëvendësuese, tha Alec.
“Unë u them njerëzve se gruaja ime është koleksioniste”.
“Disa mbledhin makina, disa mbledhin orë, vepra arti. Gruaja ime mbledh bebe. Ajo i do foshnjat”, – tha Baldwin në emisionin “Ellen Degeners” disa muaj më parë.