Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, Mira Rakacolli, ka njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të variantit të ri të COVID 19.
Ajo u shpreh po ashtu se po punohet me ministrinë e Arsimit për të vlerësuar edhe mundësinë e dhënies së provimeve në auditore, në përgjigje të kërkesës së studentëve, por duke lënë në fuqi vendimin për vijimin e mësimit ‘online’
”Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave për festat e fundvitit. Deri tani, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimi i ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Në lidhje me universitetet, po punojmë me ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësitë për dhënien e provimeve në auditorë. Do të kemi një vendim së shpejti për këtë brenda fundit të kësaj jave”, tha Rakacolli.