Moderatorja Dojna Mema dha një intervistë të shkurtër në Instagram dhe siç mund ta mendoni gati të gjitha pyetjet ishin rreth saj dhe Vlashentit. Së pari përse nuk flet shumë për lidhjen me të se dhe së dyti si e bën për vete një shkodran.
Për të parën, Dojna tha se ka dashur ta mbajë personalen dhe profesionalen të ndarë, kurse për pjesën e dytë dha një përgjigje të stërholluar.
“Thuaji që s’ka si Shkodra dhe gegnishtja është dialekti më i ëmbël që ke dëgjuar ndoënjherë. Bik Ndoja është super artist dhe Kafja madhe s’ka të krahasuar as me Cafe de Flore në Paris.
Shto Migjenin dhe thuaji që do kishte shumë dëshirë t’ja vije emrin gocës Rozafa. Sigurisht mos ja vendos ashtu, por bjeri në sy që e ke menduar. Nëse jeni zënë, gatuaji një tavë me krap ose çoje për drekë në Shirokë
Kryesorja: qesh gjithmonë me batutat e tij (sidomos ato në dialekt). Edhe nëse nuk i kupton, vetëm qesh, kot. Do e kuptosh që është batutë se bën një intonacion në fund si tip ofshame”, ka treguar Dojna.