Loading...

Shndërrohet nga burrë në grua ish-ylli i ‘wrestling’

Një ndryshim me të vërtetë rrënjësor: është ai që ka bërë Tyler Reks, ish-ylli 42-vjeçar amerikan i sportit të ‘wrestling’ në stilin e lirë, për t’u shndërruar në Gabbi Tuft.

Për të zbuluar ndryshimin e gjinisë, ishte vetë Gabbi në Instagram, ku postoi një foto që tregon, “para” dhe “pas”.

“Kjo është pjesa ime që ka mbetur në hije, ajo e frikësuar se çfarë mund të mendojë bota, e frikësuar nga ajo që do të thoshin ose bënin familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e mi, – shkruan Gabbi në foton që shoqëron postimin. – Tani mund të them me besim se e dua veten për atë që jam”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com