Loading...

Shkarkohet ministri i Shëndetësisë/ Fuste miqtë e tij të vaksinoheshin jashtë radhe,ja si u zbulua

Presidenti i Argjentinës ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Gonzalez Garcia, pas zbulimit të skand alit, ku ministri u propozonte miqve të vet që të vaksinoheshin jashtë radhës kundër COVID.

“Unë po jap dorëheqjen nga posti im në Ministrinë e Shëndetësisë pas kërkesës suaj të qartë,” tha Gonzalez Garcia në një letër të dorëheqjes drejtuar kreut të shtetit.
Ai do të zëvendësohet nga Dr. Carla Ëitsotti, e njohur në Argjentinë, ndërsa nisi të negocionte furnizimin me vaksinën ruse për koronavirusin.

Ishte gazetari i famshëm 71-vjeçar Horacio Verbicki, një nga të parët, i cili zbuloi ska ndalin duke konfirmuar se shkoi të vaksinohej jashtë radhës pas nxitjes së ministrit, mikut të tij të vjetër.

“I telefonova Gonzalez Garcia dhe ai më tha të shkoja në Spitalin Posada,” rrëfeu Z. Verbicki. Media raportoi për disa raste të tjera të politikanëve dhe personaliteteve të cilët gjithashtu shkuan dhe u vaksinuan.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com