Një burrë në Turqi, raportohet se ka sht yrë duke he dhur nga shkëmbi bashkëshorten e tij, që në mënyrë që të merrte paratë e siguracionit për jetën.
Dy shohet se 40-vjeçari e ka shtyrë nga shkëmbi, teksa po bënin një foto romantike ‘selfie’.
Sipas “Daily Mail”, Hakan Aysal, u arre stua për vr asjen e gruas së tij, Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur, ndërsa ishin me pushime në ‘Butterfly Valley’, në qytetin Mugla, Turqi.
Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte 7-muajshe shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi në qershor të vitit 2018.
Në aktaku zën e përgatitur për kr imin e ‘vra sjes me da shje’ ndaj burrit, thuhet se ai “planifikoi vra sjen e gruas së tij, duke marrë së pari një shumë nga siguracioni personal për ‘aks identin’ në emër të saj, me një garanci prej 400,000 lira turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai”.
Ngjarja ka ndodhur para tre vjetësh dhe tr onditi opinionin publik turk për mënyrën ma kabre të saj. /noa.al/
Fotot: “Daily Mail”