Bora Zemani nuk është më pozitive! Moderatorja e dashur për publikun, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se është zyrtarisht e shëruar nga koronavirusi.
Pas dy javësh izolimi në shtëpi, Bora e ka fituar bet ejën me Covid-19 dhe pritet që në puntatën e radhës të emisionit “Për’puthen”, të jetë e pranishme në studio.
“Zyrtarisht negative”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas dy fotove që ka postuar në rrjetet sociale. Bora ka publikuar një foto të saj nga makina dhe një tjetër me të gjithë ilaçet që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.
Gjatë mungesës së saj në programin e “Për’puthen”, ajo është zëvendësuar nga dy prej konkurrenteve në këtë emision. /noa.al/