Loading...

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, ja sa vjec mbush

Elvana Gjata sot feston 34 vjetorin.

Në këtë ditë të veçantë për të, këngëtarja zgjodhi të sjellë këngën e radhës, teksa i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.

“Thirr” titullohet kënga me të cilën Elvana Gjata rikthehet në muzikë. “Jeta ime është shumë për ty”, këndon Elvana dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga përvoja personale apo është thjesht tekst artistik.

Në faqen e saj në Instagram, Elvana postoi videon kur prindërit vijnë për ta uruar, teksa tregon me humor momentin kur i ati ndaloi për të mbërthyer këpucët dhe pastaj vazhdon t’i këndojë “Shumë urime për ty”.

Këngëtarja e ka lënë më pas gjithçka ‘mi ster’ festën e ditëlindjes. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com