Jonida Maliqi e pret “Shën Valentinin” vetëm.
Ajo duket se ka mbetur pa Romeon Veshaj, pas një “Love story” që pati me aktorin e humorit.
Pas dy vitesh histori dashurie, sa pasionante, po aq edhe intensive, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi duket se e ka mbyllur në heshtje romancën me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Do ta gjejë Shën Valentini nesër me statusin “single”.
Miq e të afërt kanë deklaruar se ata janë distancuar nga njëri-tjetri, para ndërrimit të viteve.
Jonida duke festuar me mikeshat e ftuara për darkë, la të nënkuptohej diçka rreth statusit të saj.
Ajo ka dhënë një mesazh pak ditë më parë në programin e saj “Jonida’s Room”, ku kishte të ftuar këngëtaren Eranda Libohova.
Jonida Maliqi dhe Eranda Libohova treguan se “Shën Valentinin” do ta kalojnë vetëm. / NOA.al