Ministrja Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, ka njoftuar për vdek jen e zyrtares Vlera Fetahaj.
“Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.Ndërsa, shkaqet e vde kjes nuk janë bërë të ditura.
Postimi i plotë:
Të nderuara familjet Rugova e Fetahaj,Me pik ëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re të familjares tuaj, Vlera Fetahaj, zyrtares tonë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Vlera ishte bija e juaj, grua e nënë, ndërsa për ne ishte një zyrtare e cila e ka dhënë kontributin e saj të pashoq në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.
Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të.Me energjinë pozitive që ka përçuar tek të tjerët, Vlera, ka qenë frymëzuese dhe nxitëse edhe për kolegët e koleget e saj në ministri, për të përmbushur objektivat dhe prioritetet e institucionit.
Me ikjen e saj të hershme nga kjo botë, Vlera, ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen, për vajzën e saj por edhe për ne si institucion.Në emër timin dhe të stafit të Ministrisë, pranoni ngus hëllimet tona për këtë hu mbje të madhe.
Sinqerisht,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit