Loading...

Doli pas orës 20.00, çfarë i ndodhi djalit të ish-kryeministrit shqiptar

Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, është gjob itur mbrëmjen e djeshme për shkak se ka thyer rregullat anti Covid dhe ka dalë nga shtëpia pas orës 20:00.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Meksi me anë të një postimi në facebook. Ai ka ironizuar duke thënë se i kishte mbaruar letra higjenike dhe kishte dalë se mos i jepte ndonjëri, por në vend të kësaj mori letrën e gjobës, thotë ai.
“Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje po lic kete copen e letres pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00

ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat” shkruan ai në postimin e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com