Loading...

Befason Françeka Jaçe me deklaratën e fortë: Do kandidoj për deputete në Vlorë

Ish-banorja e Big Brother ka rrëfyer se do të hedhë kandidaturën për deputete në Vlorë. Në intervistën ‘60 sekondëshe’ për Prive, Jaçe u pyet nëse ishte me Partinë Socialiste apo Partinë Demokratike dhe nuk dha një përgjigje të prerë.

“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë,”- tha Jaçe.

Siç duket vajza e njohur e showbizit i është futur politikës por deri më tani është kujdesur për ta mbajtur të fshehtë partinë me të cilën do të kandidojë.

Na mbetet të presim…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com