Loading...

Balerina shqiptare rrëfen mes lotësh historinë e dh imbshme

Adel Lami është një ndër balerinat më të njohura në vend dhe falë talentit të saj ajo ka arritur një karrierë të suksesshme edhe përtej oqeanit.

Prej disa vitesh ajo jeton në SHBA, ku ka arritur të zhvillohet akoma më shumë brenda profesionit të saj.

Mirëpo e ftuar mbrëmjen e sotme në emisioin “E ardhmja është vajzë”, Adel tregoi se jeta e saj ka qenë gjithmonë e dyzuar mes baletit dhe degës që studion, politikës.

Edhe pse i kanë kërkuar të zgjidhte njërën ose tjetrën ajo tha se është treguar “kokëfortë” dhe i ka vazhduar paralelisht.

Ndër të tjera Adel rrëfeu një histori shumë pre këse nga jeta e saj, të cilën pranoi se nuk e ka ndarë me shumë njerëz. Balerina e njohur tregoi për kohën kur ishte ende në universitet, në prag të debutimit në “Dancing with the Stars” kur kishte marrë vesh që shoqja e saj e ngushtë ishte shtruar në spital. Ndërsa Adel kishte shkuar për të kuptuar se ç’kishte ndodhur, motra e mikeshës së saj e kishte njoftuar se ajo kishte ndë rruar jetë. Mes lotësh ajo tha se kjo ngjarje ka lënë shumë gjurmë në jetën e saj dhe se ndarja nga jeta e mikeshës ka qenë shumë e dh imbshme, sepse ajo kreu vetëv rasje.

“Për vite me radhë pas kësaj, kam studiuar dhe kam lexuar se si mund të evitohet një gjë e tillë. Ndihesha pafund fajtore, jo vetëm për mua qe kisha dështuar si shoqe, por për të gjithë që na rrethonin. Nisa të kisha një mllef me botën dhe si nuk e kuptuam këtë. Ajo ishte e mërzitur sepse shoqet e saj kishin nisur punë në televizione të ndryshme, ndërsa ajo nuk po mundej. Ne kishim sakrifikuar shumë dhe ajo donte që puna e saj të shpërblehej, ishte e shqetësuar sepse donte të kërcente, të ngjitej në skenë. Unë përpiqesha t’i thoja të mos shqetësohej, megjithatë nuk e mendoja kurrë që do të shkonte deri aty. Mendoja që kur do mbaroja angazhimet do ta merrja më shpesh, do ta ndihmoja, por nuk e dija që nuk kisha më kohë. Ka qenë një ditë e vështirë, pasi në mëngjes unë humba mikeshën time më të mirë, ndërsa në darkë duhet të kërceja dhe të qeshja për publikun në televizion”, tha Adel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com