Nisur nga kushtet atmosferike Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes pasi moti është përkeqësuar ndjeshëm.
Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim.
Më tej në njoftim thuhet se reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje qytetarëve të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të zbatojnë sinjalistikat rrugore.
Njoftimi i plotë / NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në këto ditë, kur moti është përkeqësuar ndjeshëm dhe situata e lëvizjes në rrugë është vështirësuar.
Reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin. Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim.
Me gjithë njoftimet e dhëna në media për motin e keq që do përfshinte vendin, mjetet lëvizin të papërgatitur me goma dimërore e pa zinxhirë.
Bllokimi i tyre në rrugë nga ky shkak po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset e mjetet e tjera që po punojnë në rrugë.
Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve, që të lëvizet vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos pengohemi për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës.
Ju lutem zbatoni sinjalistikën rrugore, lëvizni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet! /NOA.al