Loading...

Urimi i vajzave të ‘Love Story’ për Saimirin natën e ndërrimit të viteve

Të gjithë kemi qëllime e dëshira që i vendosim vetes çdo vit, ndërsa ato, vajzat e Love Story, kanë pasur (dhe kanë) një qëllim të përbashkët, të gjejnë dashurinë në një reality show.

Jeta e tyre ka ndryshuar tërësisht tani që janë bërë të famshme dhe kanë krijuar grupet e tyre të fansave.

Viti 2021 pritet të jetë i veçantë sidomos për njërën prej tyre, për atë që do të dalë nga programi përkrah Saimirit.

Por deri atëherë na ndajnë edhe shumë javë dhe vajzat kanë ende rrugë për të bërë.

Edhe pse vetëm njëra do të jetë ajo që do të fitojë zemrën e Saimirit, të gjitha kanë krijuar një pëlqim për të.

Disa prej vajzave, pak orë para ndërrimit të viteve kanë përcjellë nga një urim për Saimirin përmes programit “Daily Love Story”.

“Saimirit i uroj që në fund të këtij rrugëtimi të gjejë dashurinë e vërtetë, qofsha unë, qoftë një nga vajzat e tjera. Të gjejë atë që i përshtatet më shumë zemrës së tij”, -është shprehur Xhesi.

Një urim i ngjashëm erdhi edhe nga Generda, e cila tha se uron që ai të bëjë zgjedhjen e duhur.

Ndërsa Valentina, duke pasur parasysh debatet dhe tensionet që kanë shoqëruar puntatat e fundit të programit, është shprehur:

“Meqë këto puntatat e fundit kanë qenë pak me debate shpresoj që të ketë më shumë qetësi, të reflektojë më shumë këto ditë dhe të jetë mirë e i lumtur.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com