Italia është tr onditur nga vra sja e papritur e një politikani, ngjarje e cila ka ndodhur në zonën e Bergamos mbrëmjen e djeshme.
Mediat italiane raportojnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vr arë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi.
Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon partia e djathtë që përfaqësonte.
Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Lega Nord, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.
Sipas forcave të po licisë, vr asësit e kanë god itur në mënyrë brutale në kokë, saqë vi ktima ka ndërruar jetë menjëherë.
Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëjë me politikën, apo bëhet fjalë për një tentativë vje dhjeje.
Colleoni kishte drejtuar restorantin për ca kohë, i quajtur “Il Carroccio” për shkak të angazhimit të tij politik, së bashku me djalin e tij.
Ai u bë i njohur midis viteve ’90 dhe 2000 për angazhimin e tij politik me Lega Nord, një parti ku ai ishte sekretar provincial deri në vitin 2014.
Më parë (nga 1995 në 1999), ai ishte gjithashtu këshilltar në këshillin e Presidentit të Provincës, Giovanni Kapeluzo. /noa.al/