Loading...

Takimi Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama, cfarë u diskutua

Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama shprehën kënaqësinë për përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë një dreke të organizuar nga Kryeministri i Greqisë për nder të Kryeministrit të Shqipërisë, në prani të Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.

Sipas burimeve qeveritare, dreka përfshiu një përmbledhje të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Mitsotakis dhe Rama diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Ballkan dhe perspektivën Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe situatën e pandemisë së koronavirusit apo edhe sfidat që i presin dy vendet fqinje.

Drejtoresha e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit, ish-ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani, gjithashtu mori pjesë në darkë.

Më herët Rama pati një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Asnjë nga palët nuk tha asgjë lidhur me çështjen e detit, nëse është diskutuar mes tyre.

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord që nga Tetori i kaluar, për t’iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mbi mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare. Referenca në Hagë do të thotë se të dy vendet të bien dakord mbi hartimin e një ndërmarrje të përbashkët, diçka që nuk është bërë ende pasi ky proces kërkon kohë. Qëllimi i palës greke është që diskutimet e sotme të hedhin një hap tjetër në këtë drejtim, diçka që do të lehtësojë Kryeministrin shqiptar i cili është më shumë nën presion të çështjes së detit.

Edie Rama shkoi sot në Greqi, pas një vizite dy-ditore në Turqi. Siç u bë e njohur, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe Edi Rama njoftuan krijimin e një Këshilli të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën në Ankara./NOA.al

Ϡ𱹨�񣼲 ʵ񩜪ﲠ̧�ܪ粠𡱝襳堣彬ᠳ�𱹨�񣼠�k⡭ߡ򠸭�ܬᬠС񡳪嵞 8 ɡ�ᱟﵠ202 (EUROKINISSI/ ÑVʼnϠԕЏՠБوՐϕуϕ ć̇ԑǓ ЁЁ̇ԓϓ)
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com