Ditën e djeshme Stresi bëri një postim ku bënte me dije se do të publikonte shumë shpejt një këngë.
“Po foli i fundi” titullohet kënga më e fundit, të cilën ua kushton njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e publikuara nga ai në Instastory, nuk mungojnë as të sharat.
Por, personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve, është mamaja e tij.
Edhe pse gjithmonë i ka dalë në krah, ajo e ka këshilluar Stresin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse tashmë është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.
“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.
Stresi e ka publikuar këtë mesazh në Instastory dhe shkruan: Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime! Por, do vijë dita juaj së shpejti!”