Asia Argento kthehet në qendër të vëmendjes së publikut me një tjetër de noncim për p ërdhunim. Pasi akuzoi “monstrën”-Harvey Weinstein dy vite më parë për të njëjtën gjë, aktorja dhe regjisorja italiane me një karrierë të pasur në Hollivud, ka drejtuar gishtin e akuzës te një personazh tjetër i Hollivudit, regjisori Rob Cohen (“Fast and Furious”, “Miami Vice”).
“Kjo ndodhi në vitin 2002, ndërsa ishim duke xhiruar. Ai ab uzoi me mua duke më bërë të pi Ghb (ilaçi i pë rdhunimit), ai kishte një shishe. Në atë kohë sinqerisht nuk e dija se çfarë ishte. Unë u zgjova la kuriq në shtratin e tij në mëngjes”, thotë Asia në një intervistë për gazetën prestigjioze, “Corriere della Sera”.
“Kjo është hera ime e parë që flas për Cohen”, thotë Argento, duke parashikuar disa nga përmbajtjet tr onditëse të librit të saj të ardhshëm autobiografik, “Anatomia e një zemre të egër”.
“Kjo është e vërteta. Gjëja më e pastër për këtë “MeToo”, është që një grua e njeh veten në nëse dikush mban një shishe ‘Ghb’, ai me siguri do t’ua ketë dhënë edhe të tjerave”.
Një tjetër a kuzë në mënyrë të qartë dhe më pas e drejtuar pas asaj kundër ish-producentit të njohur, Harvey Weinstein, një tjetër personazh i errët në jetën e saj.
“Unë e kisha harruar p ërdhunimin. Kur ai u kthye dhe kërkoi falje, duke thënë se ishte shoku im, duke më ofruar të më ndihmonte të gjeja një dado për Anna Lou (fëmija i saj) në Amerikë në vitin 2002, – vijon aktorja, duke iu referuar denoncimit të fundit. – Unë ende nuk e kisha filluar analizën për të kuptuar se çfarë më kishte bërë dy herë. Nuk kisha askënd në Shtetet e Bashkuara, isha vetëm. Ndihesha e fortë që tashmë kisha xhiruar “Scarlet Diva”. Nuk e dija se ai kishte bërë të njëjtën gjë edhe me shumë femra të tjera”. /noa.al/