Këshilltari i Trump, për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bill Barr thotë se presidenti ‘orkestroi’ tr azirat e Capitol dhe sipas tij, të cilit i janë referuar mediat e huaja, shumë zyrtarë të lartë kanë nisur të japin dorëheqjen, për t’i hapur rrugë prezantimit më 20 janar të fituesit zyrtar të zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden.
Mijëra mbështetës të Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA pas tubimit të thirrur nga presidenti ende në detyrë, në Washington DC.
Po licia e Kapitolit premton se do të kryejë një ‘rishikim të plotë’ të shkeljes së sigurisë, lidhur me ngjarjet. Facebook ka pezulluar në mënyrë të pacaktuar llogarinë e Trump, pas pretendimeve që ai ka ngritur për zgjedhjet.
Këshilltari i sigurisë kombëtar, Robert O’Brien, konfirmoi se zëvendësi i tij kishte dhënë dorëheqjen pas dhu nës së djeshme në Capitol.
Raportet e dorëheqjes së Matt Pottinger u publikuan disa orë pasi një turmë pro-Trump sulmoi Kapitolin, duke detyruar ligjvënësit të evakuohen.
“Matt Pottinger i ka shërbyer kombit dhe Administratës për katër vitet e fundit. Puna e tij çon në një zgjim të madh në vendin tonë dhe në të gjithë botën ndaj rr ezikut që paraqet Partia Komuniste Kineze,” tha O’Brien në një deklaratë.
“Të kërkoja Matt Pottinger për të shërbyer si zëvendësi im ishte veprimi im i parë si dhe doli të ishte një nga vendimet e mia më të mira.”
Disa zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë ish-shefin e përkohshëm të stafit Mick Mulvaney, kanë njoftuar dorëheqjet e tyre që nga dhuna e djeshme.
Midis shumë kritikëve të presidentit, dorëheqjet janë justifikuar me pyetjen, “Çfarë ju detyron të zgjateni kaq shumë?”. Duket se Trump po br aktiset edhe nga vetë stafi i tij dhe republikanët./NOA.al