Loading...

Pas videos dhe fotove që po bëjnë namin në rrjet ku shihet Tea në krahët e Beartit, reagon Andi: E meritoni të gjithë një shpjegim

Pas videos dhe fotove që po bëjnë namin në rrjet ku shihet që Tea është nën krahët e Beartit, ka reaguar Andi.

Përmes një video në Instastory, Andi thotë se ka ngelur pa fjalë.

Ai ka paralajmëruar se bashkë me Tean do të jenë “live” dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e atyre fotove.

“Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje”, tha Andi.

“Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim,” ka thënë ai sot.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com