Debati për përgjimet e antimafias ka ngritur tonet në studion e Open mbrëmjen e sotme.
Teksa Plarent Ndreca mori fjalën, në një moment ai u kundërshtua nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili.
Kjo gjë e irritoi Ndrecën duke thënë se ajo nuk ka të drejtë të gjykojë argumentet e tij sepse është publiku që e bën këtë punë.
“Jo jo Eni, këtë s’ta lejoj nuk mund të më gjykosh mendimet e mia dhe të thuash a janë të mira apo jo, kështu del nga binarët,” tha Ndreca.
“Ky është emisioni im dhe e drejtoj si dua unë,” tha Vasili.
“Po jo pra, duhet t’ia lësh publikut të gjykojë, nuk është e drejta jote,” tha Ndreca.
“Po pse ti do të më mësosh mua si drejtohet emisioni, mos më provoko, se e di për çfarë je këtu,” iu kthye drejtuesja e emisionit.