Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja anti-covid.
Sot është dita e fundit që lëvizja dhe aktivitetet ndalohen pas orës 20:30, kufizim i vendosur nga komiteti teknik i ekspertëve për festat, ditën e nesërme më 5 janar rikthehen kufizimet e mëparshme për lejimin e qarkullimit deri në 22 të mbrëmjes.
Me zgjatjen e kohës së lejuar jashtë shtëpisë këtë të martë, rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu si nisi viti akademik. Ndërsa sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit në urdhrin e nxjerr në shkurt të 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor./tch