Moderatorja Fiori Dardha h umbi nënën e saj pak ditë më parë.
Fiori tregoi më herët se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit.
Ajo shpesh herë postonte foto me të ëmën, sikur ta ndjente që një ditë do e humbiste.
Lajmin për humbjen e saj e dha vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram.
Sot ajo ka postuar një foto të nënës së saj ku veç kujtimeve, u është përgjigjur edhe njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka qenë aktive në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të mamasë.
“P.S: Këto netë, qe gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status?” Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje: “Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”– shkroi Fiori.
Moderatorja po ashtu kaloi edhe Covid gjatë ditëve të fundit. /NOA.al