Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë mëngjes në Shqipëri. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan dhe qytete përreth duke krijuar panik tek qytetarët.
Tërmeti ka qenë me thellësi dy km dhe me epiqendër 32 km nga Elbasani.
Deri më tani nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.