Loading...

Konkurentja e ‘Love Story’ bën deklaratën e ‘fortë’: Nëse Saimiri pranon të kthehet Enxhëll do largohem

Gjatë puntatës së fundit të “Love Story”, Enxhëll i surprizoi të gjithë me një video-mesazh, ku i shprehu dëshirën Saimirit që të rikthehej në program.

Së fundmi, konkurretja Meri Murrizi në një intervistë për “Love Story” ka deklaruar se do të largohet nga spektakli nëse Enxhëll kthehet.

“Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu.

Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, tha Meri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com