Loading...

Këngëtarja: Covid-19 po më pengon të martohem,dua të ftoj 2000 në dasmë

Rovena Stefa përveç jetës së saj profesionale, ka folur edhe për jetën private ku ka pranuar se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk mundi dot të bënte një dasmë.

Ajo shprehet se dëshiron një dasmë madhështore dhe sapo të mbarojë pandemia do e bëjë.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”.

Në studio ajo foli fillimisht për këngën e saj më të re me titull “Le të thyhen gotat (2021)”, të cilën e ka publikuar në ditët e fundit të vitit që lamë pas.

Lidhur me dasmën tha:

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem,”- tha këngëtarja. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com