Loading...

Ja si u festua ardhja e Vitit të Ri 2021 në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Troket Viti i Ri 2021. Në ndryshim nga vitet e tjera, këto festa u zhvilluan në një situatë aspak të zakontë në një moment ku e gjithë bota po përballet me arm ikun e padukshëm COVID-19.

Por kjo nuk i ka ndaluar aspak që atmosferën festive, qytetarët ta sjellin në shtëpitë e tyre. Rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, kjo për shkak dhe të masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes pas orës 20:30.
Në sheshe dhe në rrugë kishte vetëm forca po licie të cilët patrullonin. Bashkitë e qyteteve organizuan spektaklin e fishekzjarreve që nuk mungon në asnjë Vit të Ri.

Në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj organizoi një koncert me muzikë të cilin e transmetoi online në faqen e tij në Facebook, dhe disa minuta pasi kaloi mesnata, në çdo njësi administrative të kryeqytetit u hodhën fishekzjarre.

I njëjti organizim u bë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ku bashkitë kishin organizuar spektaklet e fishekzjarreve. Qytetarët i ndoqën ato nga dritaret dhe ballkonet e shtëpive të tyre.

Të shumta kanë qenë dhe urimet nga politikanët të cilët përmes postimeve në rrjete sociale uruan të gjithë qytetarët për festën e Vitit të Ri.

Me këtë atmosferë festive, shqiptarët lanë pas një vit me sfida të mëdha, duke filluar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe më pas pandemia. Shumë persona kanë humbur familjarët e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk mundën të ishin pranë tyre gjatë kësaj mbrëmje festive.

Në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar dhe çudirat. Disa persona të cilët udhëtonin me një makinë në rrugët e qytetit të Elbasanit hidhnin fishekzjarre nga automjeti, ku shumë prej tyre shpërthenin edhe në afërsi të rrugës.

Ndërrimi i viteve në Lezhë ëstë pritur me fishekzjarre të shumta dhe lëndë të tjera plasëse. Në pamundësi për të festuar në rrugë dhe sheshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masave kufizuese që ndalojnë lëvizjen, qytetarët i kanë hedhur lëndët plasëse nga ballkonet e banesave të tyre.

Por nuk munguan dhe ato pak qytetar të cilët sfiduan masat kufizuese dhe e pritën Vitin e Ri në sheshin “Gjergj Kastrioti”. Gjithashtu dhe Bashkia Lezhës ka bërë hedhjen e fishekzjarreve në mënyrë të organizuar nga kalaja e mesjetare e qytetit, duke ju dhënë mundësi qytetarëve që ta shishojnë magjinë e tyre nga banesat. Ndërrimi i viteve është monitoruar nga forcat policore të cilët kanë patrulluar në zona të ndryshme të qytetit për zbatueshmërinë e masave anti-COVID.

Viti i Ri 2021 u prit me fishekzjarre në qytetin e Sarandës. Për pak minuta ato ndriçuan qiellin e qytetit bregdetar teksa qytetarët i ndoqën nga shtëpitë e tyre.

Lushnje rrugët bosh dhe fishekzjarre spontane nga qytetarët. Asnjë organizim nga pushteti vendor. Ruhet ora e ndalim qarkulimit vetëm policia ndodhet nëpër rrugë.

Kukës, ndërrimi i viteve, kuksianët fishekzjarre nga ballkonet e shtëpive, ndërrimin e viteve e pritën në familjet e tyre, në momentin e ndërrimit të viteve në shëtitoren dhe sheshin e qytetit dolën grupe të vogla të rinjsh për të parë fishekzjarret.

Ata qëndruan për pak minuta dhe u futën në banesat e tyre edhe nga këshillimi i policisë të cilat janë gatishmëri për mbarëvajten e festës por edhe zbatimin e orës policore, lëvizje të pakta pati edhe të mjeteve, për shkak të pandemisë.

Në ndryshim nga vitet e tjera, nuk pati hedhje të fishekzjareve në shesh ku viti i ri në Kukës nisi edhe pa borë, jo e zakontë për qytetin verior.

Qytetarët e Fierit kanë festuar këtë vit ndryshe nga herët e tjera. Rrugët e qytetit janë të boshatisura teksa bashkia e këtij qyteti ka organizuar një spektakël fishekzjarresh.

Ndërrimi i viteve në Berat është pritur me fishekzjarre të shumta nga banorët e qytetit. Në shesh nuk ka pasur asnjë qytetar për të hedhur fishekzjarre, në terren ishte policia e cila nuk do lejonte asnjë qytetar që të dilte në shesh për tu grumbulluar.

Ndërsa bashkia e Beratit kishte organizuar hedhjet e fishekzjarreve nga tabja e kalasë. Të gjithë familjarët i kanë hedhur fishekzjarret nga banesat e tyre duke evituar daljet dhe grumbullimet në shesh.

Edhe në qytetin e Gjirokastrës, Viti i Ri 2021 është pritur me fishekzjarre. Këtë vit kanë qenë të pakta teksa qytetarët i kanë ndjekur nga shtëpitë e tyre.

Kanë lindur bebet e para për Vitin e Ri 2021. Fëmijët kanë lindur vetëm 1 minutë pas mesnate dhe 2 prej vogëlusheve janë vajzat me emrin Ajla dhe Meri.

Edhe në qytetin e Korçës, ndërrimi i viteve është pritur me një spektakël fishekzjarresh. Sheshet e qytetit janë të boshatisura teksa qytetarët e ndjekin nga dritaret e shtëpive të tyre.

Për disa minuta, qielli i Durrësit është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarreve me rastin e ndërrimit të viteve.

Elbasani mirëpret vitin 2021 këtë vit pa qytetarë në shesh, spektaklin e fishekzjarreve qytetarët e kanë ndjekur në dritaret dhe ballkonet e tyre, në fund një stuhi shiu pushtoi Elbasanin duke rënë dhe breshër.

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët e Vlorës kanë pritur hyrjen e Vitit të Ri 2021.

Viti i Ri është pritur me spektakël fishekzjarresh në qytetin e Shkodrës.

Bashkitë e qyteteve të Shqipërisë kanë organizuar spektakël me fishekzjarre për natën e ndërrimit të viteve.

Në ndryshim nga vitet e tjera, në Tiranë, spektakli i fishekzjarreve është organizuar në çdo njësi administrative në kryeqytet dhe jo vetëm në qendër.

Në ndryshim nga vitet e tjera, këtë herë nuk ka asnjë organizim në sheshin Skënderbej për shkak të masave kufizuese.

Por Bashkia e Tiranës ka organizuar një festë e cila u transmetua online. Disa këngëtarë kanë performuar në një skenë të improvizuar në sheshin ‘Nënë Tereza’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com