Ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami feston sot ditëlindjen.
Ka qenë bashkëshortja e tij, gazetarja Ilva Tare, e cila ka ndarë disa foto të këtij momenti special.
Ajo ka postuar në Instagram dy foto, ku në të parën çifti shfaqen së bashku në rrugët e kryeqytetit më të dashuruar se kurrë.
Në foton e dytë është një tortë e veçantë, sipër së cilës shkruhet “Happy birthday Eduard”.
“Mirënjohëse për çdo ditë”, ka shkruar Ilva përkrah postimit, ku urimet kanë qenë të shumta.
Pas martesës Tare dhe Selami kanë dy fëmijë, vajzën Melodi dhe djalin Tomasin.
Eduart Selami pas garës pak vite më parë për kreun e PD-së, përballë Bashës, vendosi të tërhiqet nga jeta politike. /NOA.al