Loading...

Ikonat e artit shqiptar që h umbën be tejën e fundit, 2020 i mori me vete padrejtësisht

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Viti që lamë pas do të mbesë në kujtesën e të gjithëve si viti që na ndërgjegjësoi për rëndësinë dhe lidhjen që kemi me njëri-tjetrin. Ishte një vit i vështirë, jo vetëm për shkak të Koronavirusit që na ndryshoi mënyrën e jetës dhe na ndau përgjithmonë nga njerëz të afërt, por dhe si viti ku u desh t’i jepnim lamtumirën disa prej ikonave të artit dhe jetës publike në Shqipëri. Me shumë respekt dhe mall për ata që hum bën bet ejën e fundit, duam të bëjmë një përmbledhje duke i kujtuar këta artistë dhe personazhe, në zenitin e shkëlqimit të tyre si për t’i falënderuar për emocionet që na kanë dhënë.
Xhevdet Feri: Xhevdet Feri, një nga aktorët më të talentuar të kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, më 16 janar 2020, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në një postim të mëvonshëm, e bija e aktorit, Bora, u shpreh se ai kishte simptoma të ngjashme me Covid.
Nexhmije Pagarusha: Në fillim të vitit të kaluar, pikërisht më 7 shkurt u bë e ditur se ka ndërruar jetë bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Ikona, e cila ishte 86 vjeçe, ka lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.
Gëzim Kruja: Më 5 prill, aktori i humorit, një nga legjendat e komedisë shkodrane, Gëzim Kruja u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Gëzim Kruja e nisi karrierën që në moshën 13-vjeçare, fillimisht si amator e më vonë u aktivizua me estradën profesioniste të Shkodrës.

Rikard Ljarja: Më 20 prill, Rikard Ljarja, një nga ikonat më të shquara të kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Pas studimeve, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër dhe më pas si aktor, regjisor dhe skenarist në disa nga filmat më të njohur të kohës.

Maks Velo: Më 7 maj, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare piktori, arkitekti, shkrimtari dhe studiuesi Maks Velo. I specializuar në arkitekturë, në 1960-ën, Velo mori pjesë në projektin e parë që u bë në Tiranë. Gjatë viteve 1978-1979 ai u arrestua nga regjimi i asaj kohe dhe u dënua me 10 vite burg, vite të cilat e frymëzuan për një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij të mëvonshme.

Moikom Zeqo: Më 15 qershor, Moikom Zeqo, studiuesi, kritiku dhe shkrimtari i njohur, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. Shkrimtari, i lindur në Durrës la pas plot 62 vepra me poezi, me studime arkeologjike, si dhe skenarë filmash kinematografikë e televizivë me karakter kulturor dhe arkeologjik.

Besim Zekthi: Më 28 qershor 2020, mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ai humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë në banesën e tij në Tiranë. Zekthi, një nga emrat më të shquar të valles popullore, spikati që prej fillimit për talentin e tij dhe shprehjen e traditës së folklorit shqiptar përmes lëvizjeve të trupit.

Shpresa Vreto: Më 28 shtator, Shpresa Vreto, shkrimtarja për fëmijë dhe skenariste e disa filmave u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Skenarët e saj më të famshëm, janë përshtatur në disa prej filmave më të njohur shqiptarë. Në 1987-ën, Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela” e ndërsa në 1981-in bashkë me Xhanfize Kekon realizuan skenarin e filmit “Kur Xhirohej një Film”.

Avni Mula: Më 29 tetor, kompozitori i shquar shqiptar ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Avni Mula ishte këngëtar lirik dhe kompozitor i suksesshëm, autor i këngëve të njohura si “Valsi i lumturisë”, “Vajza me kaçurrela”, “Shqipëri, o vendi im” etj.

Koço Devole: Më 8 nëntor, aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen shëndetësore sepse vuante nga leucemia.

Lumturi Blloshmi: Më 27 nëntor, Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ndërroi jetë si pasojë e Covid-19. Ajo krahasohej shpesh me Frida Kahlo-n për shkak të krijmtarisë së saj. Blloshmi ishte ndër artistet e para që lëvroi performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

Ismet Peja: Më 23 nëntor qyteti i Gjakovës, mbarë Kosova e Shqipëria mbeti pa këngëtarin e njohur, Ismet Peja. ”Robi s’plaket kur vjen mosha, robi plaket kur do vetë”, është një nga këngët e tij më të dashura e shndërruar sot në emision televiziv.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com