Loading...

Flet siriani: ‘Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa ka paguar, ne donim të shkonim në Itali,në Europë, kudoqoftë’

Një prej sirianëve të evakuuar mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës, ka treguar për mediat se destinacioni i tyre ishte kalimi drejt Italisë e më pas në vendet e Europës.

Ai tregon se kanë qëndruar për tre orë në det tëe hapur para se të shpëtoheshin nga Roja Bregdetare dhe Po licia Kufitare në Vlorë.

“Kam ardhur me motrën dhe djalin e saj. Jemi shumë të fri kësuar. Kemi qëndruar 3 ditë. Donim të iknim në Europë. Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë, kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det”, – dëshmon siriani, sipas ‘Abc news’.

Rreth 50 emigrantë u shpëtuan mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e lumit Vjosë, ku mes tyre kishte gra, burra dhe fëmijë.

Emigrantët ndodheshin në një gomone, ndërsa pisnin të iknin drejt Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kr iminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e pol icisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.

Kl andestinët qëndruan rreth 3 orë në det të hapur. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës dhe atij të Traumës në Tiranë.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com