Loading...

Djali i ri kthehet në heroin e ditës në vend, ja cfarë bëri

Një djalë i ri është kthyer sot në heroin e ditës në vend, pasi ka shpëtuar dy fëmijë të mitur që rre zikuan të mbyteshin në lumin Gjanica që përshkon qytetin e Fierit.

Sipas burimeve, personi që i ndihmoi motër e vëlla, ishte një kalimtar i rastit. Ai ka treguar për mediat momentet kur fëmijët kishin rënë në lumë dhe po kërkonin ndihmë.

“Unë kisha dalë xhiro e në një moment i pashë ku po kacavirreshin tek kangjellat. Njërit prej tyre i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty në moment i mori rryma e i solli në pjesën përpara, – rrëfen djali. – Aty e pashë që nuk kishin shpëtim, u hodha me gjithë rroba i nxorra jashtë. Vajza ishte zëre e vd ekur, kurse djali rezistoi pak më tepër. Të parën nxora vajzën, të dytin djalin. Erdhi i mori ambulanca dhe i çoi në spital”, tregoi ai.

Fëmijët janë marrë nga një ambulancë dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rr ezikut për jetën. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com