Loading...

‘Çmontohet’ celulari i Tires, ja çfarë bisedash i gjenden

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet lidhur me rastin “Tire Alldervishi”, e cila akuzohet për mashtrim, pas denoncimit që bëri vajza e një pacienteje tek “Shefqet Ndroqi”, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë 1 muaj pas infektimit.

Ndërkohë që ish-sanitarja e spitalit ndodhet pas hekurave, në celularin e saj prokurorët kanë zbuluar edhe biseda me familjarë të të afërmve të tjerë që kanë qenë shtruar pas infektimit me Covid-19.
Në telefonin e saj janë gjetur mesazhe dhe biseda të tjera me persona kryesisht të afërm të pacientëve të shtruar në këtë spital, ku sanitarja dyshohet të ketë kryer të njëjtën procedurë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije për Oranews se kanë nisur një verifikim të gjithë personave, me të cilët ka kontaktuar 52-vjeçarja për të vërtetuar që rasti i fundit i vajzës të cilës i vdiq nëna në spital pasi pagoi 8 mijë euro, nuk ka qenë i izoluar, por sanitarja e ka kryer edhe më parë të njëjtën praktike.

Mësohet se janë duke u hetuar dhe komunikimet me mjeket dhe infermieret e ketij spitali ku duket se 52-vjeçarja ka shkëmbime mesazhesh.
Ndërkohë Alldervishi i është drejtuar gjykatës së Apelit për të kërkuar ndyshimin e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësorë, pasi ka kaluar Covid-in.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com