Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, dikur pjesë e Partisë Demokratike dhe fushatave që kjo parti zhvllonte në qytete të ndryshme, sot ndihet e zhgënjyer me Lulzim Bashën.
E pyetur nga gazetari nëse ajo vijon të jetë e angazhuar në strukturat e PD, Çiljeta Xhilaga, pohoi se ajo është larguar pasi është zhgënjyer nga Basha.
Këngëtarja theksoi se Rama e meriton edhe një mandat të tretë dhe se demokratët janë zhgënjyer nga Luli.
Kohët e fundit jeni distancuar nga PD-ja, cila është arsyeja?
Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni, por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli.