Loading...

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftim për gjendjen në akset më problematike në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se nuk ka akse të bllokuara në vend për shkak të motit të keq, por ka disa akse problematike.

Gjatë natës, ka pasur reshje dëbore në Kukës dhe Tropojë.

ARSH thotë se po punohet në aksin Elbasan-Librazhd, ku ka rënie gurësh në rrugë.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com