Surpriza e spektaklit të 1 Janarit në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ishte përballja moderatores Luana Vjollca me showgirl-in Luana Vjollca.
Në një intervistë të improvizuar, Luana Vjollca është intervistuar nga vetë vetja e saj.
Madje autorja e programit e vendosi edhe në siklet veten e saj duke e pyetur troç fare: “A je e dashuruar?”
“PO”, – ishte përgjigjia e Luana Vjollcës teksa vazhdoi:
“Po besoj ju e dini të gjithë me ke jam, pse duhet ta them prap, sa herë duhet ta them? E dini apo se dini? Jam e dashuruar me punën, me ty! Je e mirë thellë thellë, po të të njohin mirë je e lezetshme, gocë e mirë, ke disa parime të lezetshme, rri në shtëpi, shko dil ndonjëherë, bëj ndonjë gjë në jetë…”, përfundoi Luana.