Loading...

7 këshilla për drejtuesit e makinave, si të shmangni a ksidentet në borë dhe ngrica

I gjithë territori shqiptar është përfshirë nga një ulje e ndjeshme e temperaturave, të cilat kanë rikthyer ngricat në vend, ndërsa në disa zona ka edhe prezencë bore.

Përmes një postimi në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.

Janë 7 këshilla që do t’ju ndihmojnë të udhëtoni të sigurtë:

1.Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;

2.Përdorni anti-freeze për sistemin e ftohjes së motorit;

3.Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;

4.Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

5.Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;

6.Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;

7.Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com