Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot gjatë seancës plenare se Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit.
Gjatë fjalës së mbajtur Balla u shpreh se “legjislacioni garanton zhvillimin e zgjedhjeve jo vetëm të lira demokratike por unë shpresoj, jam shumë i bindur se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë edhe zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, një m anifestim i standardeve më të mira demokratike në vend. I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë katërmujorëshin e procesit parazgjedhor, të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD-së, LSI-së ta përshëndesin votimin e kuvendit të Shqipërisë, të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit sepse edhe duke mos qenë prezent në Kuvendin e Shqipërisë, deputet e kuvendit të Shqipërisë, pjesë e opozitës parlamentare e kanë mbështetur transfuzimin në ligj të të gjithë këtyre marrëveshjeve. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare të 21 korrikut të këtij viti, ne kemi mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit, jo vetëm qytetarët shqiptarë të votojnë për partitë por qytetarët shqiptarë do të votojnë edhe për kandidatët që ata duan brenda listës së partisë. Është hera e parë në këto 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por edhe për kandidatin që duan brenda një liste të kandidatëve të partive politike’’.
“Vetëm në këto dy javë apo tre javë të fundit, qoftë projektligji që zgjidh përfundimisht përfitimin nga sigurimet shoqërore në periudhën e punësimit në ish kooperativat bujqësore, të cilat kanë trashëguar problematika që lidhen qoftë me hu mbjen e dokumentacionit, qoftë me mosdorëzimin e arkivës nga ana e kooperative bujqësore në strukturat e sigurimeve shoqërore, qoftë me dj egien e dokumentacionit gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe tashmë disa qindra, mijëra ish-kooperativistë dhe ish-kooperativiste pasi kooperativat u prishën para 30 vitesh, nuk arritën dot të marrin pensionin që u takonte për shkak se letrat ishin humbur dhe si pasojë e legjislacionit në fuqi, duhet të shkonin e të pë rplaseshin në dyert e gjykatave. Pra, procesi gjykatë pas gjykate, shkalla e parë e çonte në apel,apeli i kthente, apeli e çonte në Gjykatë të Lartë, Gjykata e kthente dhe 30 vite, unë sot i them të gjithë këtyre bashkëqytetar tanë kudo që ndodhen dhe që kanë qenë në këto ish kooperativa e që kanë pasur këtë hall, ky hall u zgjidh sot me votën e kuvendit të Shqipërisë. Gjej rastin të falenderoj edhe opozitën parlamentare jo vetëm për këtë votim, sepse bashkë kemi votuar një sërë vendimesh të rëndësishme dhe kur ka rënë diskutimi për çështje të këtij karakteri, gjithmonë pjesa më e madhe e opozitës parlamentare i kanë mbështetur. Nuk flas për deputetë të opozitës parlamentare që është riregjistruar tek SHQUPI apo SHPK e Monika Kryemadhit por në përgjithësi deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetur’’, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Balla foli edhe për dy ligje të rëndësishme të tjera, për të cilat u shpreh se “punonjësit e Uzinës së Poliçanit, të Gramshit, të Mjekësit, do ta shohin bashkë me qeverinë edhe të uzinës së baterive në Berat që janë punonjës që për shkak të mos përfshirjes në pensionin e ish-ushtarakëve, as tek të tjera kishin mbetur në këto 30 vite pezull, të pambuluar nga legjislacioni në fuqi për sigurimet shoqërore dhe për trajtimin me pension të posaçëm. Falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes që e solli këtë projektligj në një kohë të shkurtër dhe mund t’u themi edhe atyre, disa qindra, në fakt nëse mbledhin Mjeksin, Gramshin dhe Poliçanin, janë disa mijëra ndër vite që marrin një zgjidhje të pensionit të tyre dhe pastaj për nëntokën, zgjidhja që ka sjellë kolegu Beqaj përmes këtij amendamenti është zgjidhje e duhur që ka ardhur në kohën e duhur për ti dhënë zgjidhje përfundimtare’’. /atsh