Loading...

Tjetër lajm i t rishtë për futbollin, ndahet nga jeta futbollisti i klubit të njohur

Tjetër lajm i tr ishtë për futbollin. Është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjeje të rëndë ish-lojtari i Rizesportit dhe i përfaqësueses marokene Mohamed Abarhoun.

Futbollisti 31-vjeçar zbuloi se vuante nga ka nceri në stomak në muajin shkurt, kur ishte pjesë e Rizespor në Turqi.

Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi përmes një deklarate për shtyp.

“Kemi mësuar me tr ishtim lajmin e vd ekjes së Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampion, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizespor.

Në nivel kombëtareje mbrojtësi ndihmoi ekipin U23 ​​të Marokut që të kualifikohej për Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe u aktivizua në dy ndeshje.

Ai gjithashtu luajti për Marokun në kampionatin e Kombeve Afrikane 2014 si dhe në dy ndeshje miqësore. Pak ditë më parë humbi jetën në moshë të re, vetëm 43 vjeç, senegalezi Diop, i cili vuante gjithashtu ngë një sëmundje e rëndë.

Këto ngjarje pasojnë atë të ikonës Diego Armando Maradona, i cili ndërroi jetën një javë më parë, në moshën 60 vjeç./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com