Kaloi një takim mjaft të nxehtë në dhomën e masazhit me Enxhin, madje edhe u surprizua nga ajo në skenën e kërcimit, por në fund, Saimiri nuk e zgjodhi Enxhin si kandidate të mundshme për të vijuar “Love Story”.
Njëra prej konkurrenteve më të përfolura, mbrëmjen e sotme nuk mori dot trëndafil.
Arsyen, Saimiri nuk e dha, por siç mund të mendohet, ai preferoi të nxjerrë nga gara vajza, me të cilat nuk ka pasur një kimi të vërtetë ende. Megjithatë, tha ai, dëshiron të mbetet mik me to.
Veç Enxhit, edhe Kejsi u eliminua nga “Love Story” mbrëmjen e sotme.
Ajo nuk pati rastin që të kishte një takim privat me Saimirin, megjithatë ai tha se e ka vlerësuar dhe respektuar shumë natyrën e saj.