Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE) më në fund kanë bërë një marrëveshje se si do të tregtojnë dhe cilat do të jenë marrëdhëniet e tyre të ardhshme, pas Brexit.
Që kur Britania e Madhe u largua nga BE në 31 Janar, të dy palët kanë diskutuar për ato që duhet të jenë rregullat e reja.
Negociatat kanë arritur në një marrëveshje ditën e sotme, pasi marrëdhënia aktuale Mbretëri e Bashkuar-BE (e quajtur “tranzicioni”) përfundon më 31 Dhjetor.
Çfarë është BE dhe Brexit?
BE-ja përbëhet nga 27 vende evropiane.
Qytetarët e BE-së janë të lirë të jetojnë dhe punojnë në vendet e tjera të BE-së dhe firmat në ato vende mund të blejnë dhe shesin mallrat e njëri-tjetrit pa kontrolle ose taksa shtesë në kufij.
Britania e Madhe ishte vendi i parë që u largua nga BE dhe kjo u njoh si Brexit ose dalja Britanike.
Çfarë është kjo marrëveshje?
Marrëveshja përmban rregulla të reja për mënyrën se si Britania e Madhe dhe BE do të jetojnë, punojnë dhe tregtojnë së bashku. Kjo marrëveshje hyn në fuqi më 1 Janar 2021.
Marrëveshja do të thotë:
Asnjë tarifë për mallrat kur ato kalojnë kufijtë nga të dyja palët.
Heqje e kufizimeve sasiore për mallrat që do të tregëtohen (të njohura si kuota)
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se rregullat e konkurrencës, të hartuara për të parandaluar që njëra palë të fitojë një avantazh të padrejtë: “Do të jenë të drejta dhe do të qëndrojnë të tilla”.
Ajo tha se MB dhe BE do të “vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë gjëra të tilla si ndryshimi i klimës, energjia, siguria dhe transporti”.
Sidoqoftë, edhe me një marrëveshje, do të ketë disa kontrolle të reja kufitare, kështu që bizneset do të duhet të jenë të gatshme për ndryshime.
Tashmë Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në programin e shkëmbimit Erasmus për studentët.
Ka shumë detaje për të kaluar dhe mund të duhet pak kohë për të kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë marrëveshja për jetën e përditshme, duke përfshirë shkuarjen me pushime ose studimet në BE në të ardhmen.
Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje?
BE është partneri më i afërt dhe më i madh tregtar i MB, kështu që marrja e një marrëveshje ishte gjithmonë një përparësi.
Ndërsa Britania e Madhe ishte në BE, kompanitë mund të blinin dhe shisnin mallra përtej kufijve të BE-së pa paguar tarifa. Pa marrëveshje, bizneseve do t’u duhej të fillonin të paguanin këto taksa, të cilat do të shtonin kostot e tyre.
Asnjë marrëveshje nuk do të nënkuptonte gjithashtu më shumë kontrolle kufitare, të cilat mund të kishin shkaktuar vonesa për kamionët që transportonin produkte.
Dhe me një fjali?
Një marrëveshje është rënë dakord, por njerëzit dhe bizneset nuk kanë shumë kohë për t’u përgatitur për ndryshimet që do të fillojnë nga 1 janari.
Çfarë do të thonë fjalët Brexit
Vitet e fundit kanë parë shumë fjalë dhe fraza që hyjnë në jetën tonë. Ne nuk i kemi përdorur këtu, por politikanët i përdorin ato. Ja se çfarë nënkuptojnë disa prej tyre:
Periudha e tranzicionit: Periudha 11-mujore pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE (duke përfunduar në fund të vitit 2020), gjatë së cilës kohë MB ka ndjekur rregullat e BE, për të lejuar udhëheqësit të bëjnë një marrëveshje
Marrëveshja e tregtisë së lirë: Kjo është ajo që BE dhe MB kanë rënë dakord, një marrëveshje midis vendeve që inkurajon tregtinë duke hequr qafe barrierat si taksat mbi mallrat.