Loading...

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi familjen e Klodian Rashës

Takimi zgjati vetëm 10 minuta aty ku Çuçi i shprehu familjes mirënjohje për qëndrimin që kanë mbajtur gjatë këtyre ditëve të vës.htira.
TIRANË– Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar ditwn e sotme familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vr.a më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Çuçi u shoqërua nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i P olicis së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.
Takimi zgjati vetëm 10 minuta aty ku Çuçi i shprehu familjes mirënjohje për qëndrimin që kanë mbajtur gjatë këtyre ditëve të vës.htira.

Çuçi ka vetëm tre ditë që e ka marrë zyrtarisht detyrën, pas largimit të Sandër Lleshajt. Lleshaj dha dorëheqjen pas v rasjes së Rashës dhe në nisje të pr.otestave të zja.rrta që u përhapën në disa qytete të Shqipërisë.