Loading...

Mediat greke: Zgjerimi me 12 milje me Shqipërinë, është në fakt një mesazh për Turqinë

Me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia po i dërgon një mesazh direkt e “në të gjitha drejtimet Turqisë, e cila vijon me veprimet e saj pr ovokuese edhe pas Samitit të dhjetorit, duke zbatuar Dekretin Presidencial”.

Kështu shkruajnë mediat greke rreth çështjes së detit, që sërish në vendin tonë ka shkaktuar debate të nxehta.
Sipas mediave greke, ky është një akt që e sjell vendin një hap më pranë përfundimit të procesit për zgjerimin e zonës bregdetare 12 milje detare në Jon.

Duke cituar burime qeveritare, mediat raportojnë se “Greqia nuk ka frike që të zbatojë dhe ushtrojë të drejtat e saj, kur e gjykon të përshtatshme në shkallë vendi”.

“Sipas një njoftimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit.
Ky është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim i cili është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare,” citohet Ministria e Jashtme e vendit.

“Greqia është e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” bëjnë me dijet mediat greke, duke iu referuar Ministrisë së Jashtme.

Ndërsa duke iu referuar reagimeve në Shqipëri, ato cilësohen nga mediat greke si intensive dhe përmendet reagimi i Partisë Demokratike dhe kryeministrit Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com