Loading...

Këngëtarja Jonida Maliqi dënon aktet e dhunës në protestë: ‘Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë’

Këngëtarja Jonida Maliqi ka dënuar aktet e dhunës në rrugë dhe disa institucione të vendit, nga ana e disa protestuesve, të cilët kërkonin dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Lleshaj për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv.

Në një mesazh në Instastory, Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan këngëtarja. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com