Loading...

Këngëtarja e njohur Miriam Cani tregon detaje interesante për familjen

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ka folur për eksperiencën në botën e biznesit, për marrëdhënien me Albanin dhe si është jeta e tyre me dy fëmijë.

Si fillim, këngëtarja foli për dy të vegjlit e saj duke treguar se janë shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Nëse Ameli ishte shumë e urtë, që pëlqen librat dhe figurat e tyre ende pa mbushur një vit, Miriam tregoi se Duam është krejt ndryshe.

Ai është shumë i lëvizshëm, siç tregoi Miriami, dhe fëmijë shumë aktiv. Fjala e parë që ka thënë Duam ka qenë “Drita”, ndryshe nga sa mund të ndodhë me të tjerët që thonë Mami apo babi.

Edhe një herë, Miriam ka thënë se debatet më të shpeshta me Albanin ndodhin për fëmijët, si për shembull për ushqimin.

Natyrisht që po dhe zihemi më shumë për fëmijët. Fëmijët janë tema numër 1 si për çdo çift. Kemi ato kontradiktat tona, por gjithmonë për mirë. Natyrisht edhe në momentin kur bëhesh prind dhe nga pasiguria krijohen më pas ato debatet për fëmijë, jo pse e bëre kështu, jo pse e more kështu, jo pse e ushqen Amelinë gjithë kohës edhe kur nuk do të hajë. Baballarët janë të idesë që nëse do të hajë, do kërkojë, por që ndodh që edhe nuk kërkon dhe çfarë të bësh më pas si nënë?

Duke folur për Albanin ajo tregoi se ai është shumë i dedikuar, i kujdesshëm, një bashkëshort dhe baba shumë i mirë.

Po natyrisht duke qenë se është artist prej vërteti, krijon shumë emocione dhe me gjithçka që ai krijon, edhe këto krijimet frymëzohen nga diçka nga jeta e tij. Është një njeri shumë i ndjeshëm mbi të gjitha, është një njeri shumë i kujdesshëm dhe shumë familjar, shumë i dedikuar familjes, fëmijëve kështu që të gjitha këto bashkë e bëjnë një njeri shumë të mirë, një bashkëshort shumë të mirë dhe një baba shumë të mirë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com