Këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani, është tërhequr nga gara e Festivalit i 59-të i Këngës në RTSH, festival i cili do të çelë siparin gjatë mbrëmjes së sotme.
Kënga e saj është fshirë nga “Youtube” dhe shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e Manjolës, që para disa javësh u konfirmua pozitive me Covid-19.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëtë Manjola Nallbani.
Ajo është shprehur se gjatë kohës që artistët kanë bërë prova ajo nuk ka qenë e pranishme për shkak të infektimit dhe se mori vetë vendimin të mos merrte pjesë duke qenë se festivali do të mbahet në ambient të hapur.
“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rre zikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka thënë këngëtarja , e kontaktuar nga “Anabel”.
Manjola ka disa ditë që e ka fituar betejën me koronavirusin dhe e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale para pak ditësh. Ajo ka theksuar se kishte përjetuar shqetësime që nuk i kishte provuar kurrë më parë nga një grip i thjeshtë.
“Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju. Se pari duke u nisur nga çfarë kalova dua t’u këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten”.
“Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë!”
“Jo vetëm për shqetësimet fizike, por sidomos gjendja psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tr emb sigurisht!”
“E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shume njerëz paskam pasur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes! E çmoj dhe më tepër, sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falënderoj secilin nga ju, nga zemra”, tha Nallbani, teksa për këtë arsye ka vendosur që të tërhiqet nga festivali i RTSH-së./NOA.al