Pas publikimit të fotografisë në shtrat me Anën, konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli ka marrë vëmendje me një fotografi tjetër, shkruan Express.
Ai është kapur mat me modelen e njohur, Serena Sula. Ata shihen duke biseduar në një lokal, teksa janë të ulur shumë pranë njëri-tjetrit.
Arjoni ka qenë një prej konkurrentëve më të komentuar javën e fundit. Kjo pasi publikoi një fotografi nga shtrati me Anën, konkurrenten tjetër të “Për’puthen”.
Pas këtij veprimi të tij, produksioni ka hapur një sondazh për atë se a duhet të përjashtohet Arjoni nga emisioni, dhe në bazë të rezultatit të këtij sondazhi do të merret vendim nga produksioni. /noa.al/