Loading...

Jonida Vokshi rrëfen eksperiencën e re si nënë:’Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht’

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte moderatorja Jonida Vokshi.

Jonida Vokshi ka rrëfyer për “Ftesë në 5” eksperiencën e re si nënë e një vajze. Ajo ka rrëfyer se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregon një rast ku është mbyllur në tualet e ka qarë një orë rresht.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante.

Thonë që kur mamatë janë jehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht.

Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta me të dy, nuk ka më pikë xhelozie”./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com