Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit me disa projekte si emisioni “Xing me Ermalin” apo angazhimi në fushën e kinematografisë, ku ai ka realizuar dy filma, nga të cilët më i diskutuari ka qenë pikërisht “I Love Tropoja” dhe ka marrë shumë kritika nga figura të njohura të artit. Por mesa duket, talentet e Ermal Mamaqit shtrihen edhe më tej. Ai ka publikuar së fundmi projektin e radhës, në të cilin ofron trajnime dhe manual për mënyrën se si të jetoni. Projekti përbëhet nga 8 pika dhe përfshin trajnime për karrierën dhe formimin profesional, takime me miliarderë shqiptarë etje.
Ndërkohë, ky projekt ofrohet me shumën prej 24 mijë euro në vit. Epo në një botë ku çdo gjë po lëviz shumë shpejt dhe me ritme marramendëse, tajnime të tilla janë me rëndësi të dorës së parë!